Ish-futbollisti i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar se do të kishte dëshirë që të ishte trajner i “Blaugranëve”.
Xavi ka deklaruar se ai ka qëllim të jetë trajner i Barcelonës pavarësisht se tani është Ronald Koeman aty.
“Nuk dua ti fsheh qëllimet e mia, do të doja të isha trajner i Barcelonës”, tha Xavi.
“Dhe e them këtë me gjithë respektin për Ronald Koeman”, përfundoi Xavi Hernandez.
Barcelona po përjeton një krizë në klub, shkaku i presidentit, kontratës së Messit dhe në fund humbjes nga PSG-ja të cilën francezët ja shkaktuan në Camp Nou me rezultat 1-4.
Xavi edhe më herët ishte lidhur me postin e trajnerit, por spanjolli kishte refuzuar duke thënë se kjo punë ka ardhur herët në adresën e tij.
Xavi angazhohet si trajner i Al Sadd në Katar që nga viti 2019.