Roma ka arritur fitore me rezultat 2:0 në përballjen e parë ndaj skuadrës nga Portugalia, Braga.
Një fitore që ia lehtëson punën për takimin e kthimit për të arritur në të tetën e finales së Europa League.
Në minutën e 5-të, Dzeko shënon për epërsinë 0:1 dhe Mayoral thellon fitoren në 0:2 (87’).
Nga minuta e 54-të, vendasit mbeten me një lojtar me pak, kur Esgaio përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.