Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, është shprehur i zhgënjyer me barazimin në 1/16 e Europa League ndaj Crvena zvezdës në Beograd.
Milan ishte duke avancuar 1-2 deri në minutën e (93’) ku Pavkov barazoi shifrat.
Pas ndeshjes, Sandro Tonali, u shpreh i zhgënjyer por la të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese.
“Një ndeshje ku ishim duke fituar 2-1 me pak minuta para përfundimit dhe me një lojtar më shumë”, tha ai.
“Kishim mundësi ta mbyllnim më herët, mund ta përfundonim ndeshjen pa pësuar gol në fund”, tha Tonali.
“Duke e lënë anash zhgënjimin, është një rezultat i mirë për ne në ndeshjen e kthimit. Tani mendimi ynë i vetëm në kokë është derbi me Interin dhe të japim 100% nga vetja jonë”, përfundoi Sandro Tonali.
Milani dhe Interi do të ndeshen të dielën në orën 15:00 në kuadër të Serie A. Kjo ndeshje do të ndikojë direkt për Scudetto pasi Interi është vetëm dy pikë para Milanit në tabelë.