Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka reaguar pas barazimi 2-2 në Beograd me Crvena zvezdën.
“Rossonerët” patën avantazhin me gola poashtu edhe në fushë, pasi patën një lojtar më shumë.
Por, ata nuk mundën të mbajnë avantazhin dhe u ndëshkuan në fund në min (93’) nga vendasit dhe ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.
Pioli theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren sot.
“Ne do kthehemi në shtëpi pa fitoren e merituar, pasi nuk ishim në gjendje ta mbyllnim ndeshjen më herët”, tha ai.
“Ne duhet të bëjmë më shumë kur jemi kundër 10 lojtarëve dhe të mos lejojmë hapësira të tilla për kundërshtarin. Ishte qasja e duhur dhe ne kishim bërë aq punë sa për të sjellë fitoren në shtëpi, por nuk e shfrytëzuam më së miri situatën”, shtoi ai.
“Ne mund të kishim shënuar një gol të tretë, por mbi të gjitha nuk e merituam barazimin. Sidoqoftë, 2-2 jashtë shtëpisë mbetet një rezultat pozitiv për ndeshjen e parë”, tha Pioli.
Pioli u pyet për ndeshjen e Scudetto të së dielës pasdite me Interin.
“Kohët e fundit ka pasur shumë gola në derbi dhe ka qenë mjaft i ekuilibruar, por mendoj se kësaj here skuadra që do të pësojë më pak gola do të fitojë”, tha italiani.
“Milan dhe Inter janë në një nivel të ngjashëm. Derbi arrin në momentin e duhur dhe ne jemi gati për të”, përfundoi Stefano Pioli.