Skuadra spanjolle Granada ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë dhe e bën hapin e parë drejt të tetës së finales së Europa League në futboll.
Dy gola të shpejtë dhe për 21 minuta ishin fatal për ekipin e Napolit.
Herrera shënon në minutën e 19-të dhe Kenedy në atë të 21-tën.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin por nuk iu shkoi ashtu si planifikuan.
Napolin e pret punë e vështirë në takimin ne kthimit për të përmbysur këtë rezultat.