Benfica dhe Arsenali janë ndarë në “paqe” pas takimit të parë të vlefshëm për 1/16 e finales në Ligën e Evropës.
Ishte Pizzi që hapi serinë e golave në minutën e 55-të për nikoqirët, për ta barazuar dy minuta më vonë Saka për “Topçinjtë”.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte në fushë nga fillimi deri në fund për londinezët.
Notat e lojtarëve
Xhaka u vlerësua me notën 6.5 nga sajti “Whoscored.com”, teksa më i miri në fushë për mysafirët ishte Saka që mori notën 7.5.
Rowe ishte futbollisti me notën më të ulët te të besuarit e Mikel Artetës.