Teuta me dy mungesa ndaj Tiranës, por rikuperohet Rustem Hoxha

Futboll

Teuta me dy mungesa ndaj Tiranës, por rikuperohet Rustem Hoxha

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Rustem Hoxha

Teuta është gati për të kërkuar një tjetër fitore dhe për t’u afruar edhe më shumë me kreun, ndonëse kalendari i ka rezervuar një transfertë mjaft të vështirë si ajo ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Trajneri Edi Martini ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi qendërmbrojtësi titullar Rustem Hoxha, i cili mungoi ndaj Skënderbeut, ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të luajë nga minuta e parë ndaj bardhebluve.

Mungesat e vetme të durrsakëve për transfertën e nesërme në kryeqytet do të jenë ato të sulmuesit veteran Sebino Plaku dhe mesfushorit brazilian Iran Junior, që të dy të dëmtuar, megjithatë asnjë prej tyre nuk është titullar i formacionit të Martinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat