Skuadra e Napolit ka konfirmuar se Faouzi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly, janë shëruar nga “COVID-19”.
Që të dy ishin infektuar me virus para dy jave dhe janë shëruar në kohë për t’u kthyer ndaj Atalantës më 21 shkurt.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tyre social “tëitter”, Napoli ka shkruar: Ghoulam dhe Koulibaly janë shëruar nga virusi.
Gjatë kësaj kohe, Amir Rrahmani po zëvendësonte Koulibalin, por nuk dihet akom nëse do të jetë në ekipin e parë në sfidën e radhës.