Georgina pozon thuajse nudo, mbulohet vetëm nga një...

Futboll

Georgina pozon thuajse nudo, mbulohet vetëm nga një...

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Georgina pozon thuajse nudo, mbulohet vetëm nga një...

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, është në kopertinën e revistës spanjolle “InStyle”, e cila e njofton atë si më poshtë: “Ky botim i marsit i ‘InStyle’ është plot me tendenca, ide dhe ngjyra për një pranverë që rikthen optimizmin.

Dhe nuk ka asgjë më mirë sesa Georgina për ta përfaqësuar. Mjaft e famshme, ajo na zbulon se si është në të vërtetë të jesh në Instagramin e saj me më shumë se 23 milionë ndjekës”.

Georgina pozoi e zhveshur për fotografin Javier Biosca, duke u mbuluar vetëm me një çantë. Në intervistën që dha për këtë revistë (në shitje nga marsi), modelja u zhvesh, duke folur edhe për të kaluarën e saj: “Është e vërtetë që nuk kam shkëlqyer gjithmonë për bukurinë time, por gjithmonë kam qenë e lumtur”. Kjo është fjalia që mund të lexohet pranë një fotoje që e portretizon atë duke pozuar me një fustan të zi të zbukuruar me kristale të çmuara.

Revista zbuloi edhe një fragment tjetër nga intervista e partneres së CR7: “Kam punuar shumë dhe kam bërë një jetë plot me sakrifica. Universi më shpërbleu me gjënë më të madhe: një familje të bukur.

Tani që mundem, ndihma karshi të tjerëve është ajo që më kënaq më shumë. Unë e di se si është të fillosh nga fundi dhe të arrish deri në majë. Identifikohem me shumë njerëz për shkak të origjinës sime të përulur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat