PSG e kënaqur me Florenzin, gati të blejë kartonin nga Roma!
Paraqitjet e Alessandro Florenzi duket se kanë bindur drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, i cili aktualisht është i huazuar nga klubi i Romës.
29-vjeçari, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për mbrojtjen e parizienëve duke e ndihmuar skuadrën edhe në sulm, pasi në 16 aktivizime ka realizuar edhe dy gola, duket se do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.
Klubi i presidentit Al-Khelaifi do t’i paguajë Romës shumën e 8 milionë Eurove për ta blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.