Prishtina me lehtësi e ka fituar takimin në Ferizaj, me rezultat 4:0 kundër Arbërisë nga Dobraja e Madhe.
Prishtina qysh në 45 minuta e parë ka avancuar me rezultat 3:0 duke ia fikur të gjitha shpresat rivalit.
Leonit Abazi ka shënuar dy gola në minutën e 9-të, 21-të, pastaj Leotrim Kryeeziu në atë të 37-tën dhe Besnik Krasniqi (90+2).
Prishtina renditet në vend të tretë me 38 pikë pas 20 jave në elitën e futbollit të Kosovës dhe Arbëria është e gjashta me 22 sosh.