Trepça ’89 nuk ka arritur që të sigurojë transferimin më të madh në futbollin e Kosovës.
Belgu Luis Cavanda edhe pse ishte pajtuar me kushtet personale, në fund ka ndërruar mendje dhe nuk e ka nënshkruar kontratën.
Indeksonline mëson se takimi vendimtar mes Cavandas dhe presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka nuk ka dhënë rezultat.
Zeka tregoi për Indeksonline disa nga arsyet që Cavanda u revoltua.
“Me fusha, me objekte është i trishtuar. Unë e dërgova në zhveshtoret e reja, në fushat ndihmëse që i kemi super të mira, nuk ishte i kënaqur, paramendo me dërgu në zhveshtoret e Riza Lushtës apo te Drita. Jemi duke u mundu me bindë, ja kemi tregu stadiumin ‘Adem Jashari’ e ‘Fadil Vokrri’".