Arbëria ka humbur takimin e sotëm kundër Prishtinës.
Pas këtij takimi ka folur edhe numri një i shtabit të Arbërisë, Arbnor Morina i cili pranoi se përgjgjësia i takon atij për këtë disfatë.
“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë.
Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes”, theksoi Morina për “Art Sport”.
Ndeshja mes Arbërisë dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultatin 0-4.
Leonit Abazi ka realizuar dy gola, nga një e kanë shtuar edhe Leotrim Kryeziu dhe Besnik Krasniqi.