Arteta shprehet haptazi: Man City janë skuadra më e mirë në Evropë

Futboll

Arteta shprehet haptazi: Man City janë skuadra më e mirë në Evropë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Mikel Arteta

Arsenali do të mirëpres Manchester City në Emirates Stadium të dielën në kuadër të javës së 25-të të Premierligës.

Së fundmi, një një konferencë shtypi menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar shumë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

“Unë mendoj se ata janë skuadra më e mirë në Evropë për momentin”, u shpreh ai.

Citizens kryesojnë Premierligën me 56 pikë, 10 më shumë sesa përcjellësi më i afërt, Manchester United.

“Mënyra se si ata po luajnë futboll dhe konsistenca që kanë krijuar në marrjen e rezultateve është arsyeja kryesore pse i bën ata më të mirët”, shtoi tutje Arteta.

Për fund ai tha se kanë një sfidë të vështirë përpara vetes dhe duhet të japin më të mirën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat