Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar klubin më të fortë në Evropë sipas tij, transmeton Insporti.
Fjala është për kundërshtarët e Premier Ligës, Manchester City, që drejtohen nga Pep Guardiola.
“Po mendoj që Manchester City janë për momentin ekipi më i mirë në Evropë. Mënyra se si po luajnë, rezultatet dhe konsistenca i bën ata më të mirët” – u shpreh ai.
Kujtojmë që në fundjavë, Arsenali do të luaj pikërisht kundër Manchester Cityt në “Emirates”.