Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është deklaruar me gjendjen fizike të Nathan Ake dhe Ilkay Gundogan.
Pep Guardiola do të presë deri nesër për të vendosur nëse mesfushori në formë, Ilkay Gundogan, do të paraqitet në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Mesfushori gjerman doli nga ndeshja ndaj Evertonit në mesjavë ku u dyshua në një lëndim serioz.
Gundogan ka shkëlqyer duke shënuar 11 gola deri tani në Premierligë.
“Gundogan ka marrë pjesë në stërvitje sot, do të shohim nesër se si ndihet”, tha Guardiola.
Manchester City do të përballet me Arsenalin të dielën në orën 17:30.
“Përpos Gundoganit, edhe Nathan Ake ka marrë pjesë në stërvitje dhe është gati të rikthehet. Të tjerët janë të gatshëm”, përfundoi Pep Guardiola.