Skuadra e Realit sapo ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Real Valladolidit.
Ky takim mes skuadrave do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 24’të në La Liga, ku madrilenët do të kenë mungesa të shumta.
Reali do të ketë në dispozicion 19 lojtarë ku gjashtë nga ta janë nga Real Castilla. “Los Blancos” do të luajnë pa: Sergio Ramos, Hazard, Marcelo, Carvajal, Benzema, Rodrygo, Valverde, Odriozola dhe Militao.
Kjo është lista e plotë:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/19/auto_EumS7C1WYAg-c68-768x432-11613752993.jpg)