Si gjithmonë i strukur! Rri i heshtur, por skenarët i ka të rrezikshëm me bashkëpunëtorët e tij!
Është Dragan Xhajiç, president nderi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda nga Beogradi. Xhajiç nuk del në opinion por me argatët e tij si Svetozar Mijailoviq, president i klubit, Zvezdan Terziq, drejtor gjeneral dhe Mitar Mërkella, drejtor sportiv, përgatisin skenarët e ndryshëm, dhe i urdhërojnë disa banditë që t’i konkretizojnë.
Nuk ishte e rastësishme mbrëmë edhe pankarta e madhe në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, në ndeshjen e Europa League, mes Cërvena Zvezdës dhe Milanit. Në pankartë shkruante: “Mbështetni popullin serb ne Kosovë e Metohi".

Pankarta e turpit në stadiumin e Zvezdës
Ky ishte skandal i madh dhe kjo pankartë u fut në stadium me dijen e Xhajiçit dhe krerëve të saj. Xhajiçi, Mijailoviq, Mërkella, Terziq, i kanë të organizuar këlyshët e tyre me e pa pagesë, që i kryejnë këto punë me mjeshtri.
Xhajiçi është mirë që t’i lidh këlyshët e tij dhe mos u fërko nga Kosova, sepse Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht që moti! Nuk është hera e parë që këlyshët e Xhajiçit bëjnë kësi marrëzira.
Këta këlyshë me e pa pagesë e realizojnë skenarin e kuzhinës së Zvezdës. Rastësisht nuk u fye mbrëmë në tribuna as futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç. Ky ishte skenar i përgatitur dhe pastaj soji i zvezdashave dalin dhe kërkojnë falje, me demek nuk kanë njohuri, por sipas tyre do ta identifikojnë. Nëse duhet me identifikuar, është e lehtë: Prapa qëndron Xhajiçi me krerët e Zvezdës.