Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, sot pëson humbje me rezultat minimal 2:1 në Danillovgrad nga Iskra.
Deçiq e fillon pranverën me humbje, megjithatë besojnë e shpresojnë se do t’i rikthehen fitoreve qysh nga java e ardhshme.
Skuadra shqiptare kaloi në epërsi në minutën e 31-të, me golin e futbollistit Anxhello Rudoviq, që u tregua i saktë nga penalltia.
Për vendasit shënuan Drinçiç (35’) e Petroviç (40’).
Iskra është në vend të katërt me 27 pikë, ndërsa Deçiq dy pozita më lart me 31 pikë pas 20 jave në kampionatin e Malit të Zi.