Laporta zbulon arsyen pse Cruyff refuzoi të bëhej trajner i Barçës

Futboll

Laporta zbulon arsyen pse Cruyff refuzoi të bëhej trajner i Barçës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Johan Laporta

Kandidati për president tek Barcelona, Johan Laporta, ka shpalosur një detaj interesant.

Laporta deklaroi se ai gjatë kohës kur ishte president i Barcelonës, dëshironte që të kishte në skuadrër Johan Cruyff në postin e trajnerit dhe Pep Guardiolën si asistentin e tij.

Në një intervistë për “Cat Radio”, Laporta u shpreh se idenë e tij, holandezi legjendar e kishte refuzuar, por që sipas tij ai kishte dëshirë që një gjë e tillë të ndodhte.

“Unë i kërkova Cruyff të merrte përsipër detyrën e trajnerit, me Guardiolan si ndihmësin e tij”, tha ai.

“Unë pashë se si i shkëlqyen sytë sepse ai do të donte ta bënte përsëri atë. Ai ishte gati të pranonte, por gruaja e tij e parandaloi një gjë të tillë”, deklaroi Juan Laporta.

Cruyff ishte trajner i Barcelonës nga viti 1988 deri në vitin 1996, ai konsiderohet si themeluesi i lojës “Tika taka” që Barcelona fitoi të gjitha titujt ndërkombëtarë. Cruyff vdiq në vitin 2016 në moshën 68 vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat