Fitore e thellë dhe e pastër e Fiorentinës përballë Spezias në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Serisë A. Ekipi vjollcë realizoi tre gola në portën e Provedel, pa e lejuar kundërshtarin të shënojë, duke triumfuar bindshëm 3-0.
Një sukses që largon krizën nga skuadra e Prandellit, që në dy takimet paraardhëse kishte pësuar po kaq humbje.
Spezia mundi të rezistonte deri në minutën e 51-të, kur Vlahoviq zhbllokoi takimin pasi u shërbye nga Castrovilli. Kaq i mjaftoi Fiorentinës që të çlirohej psikologjikisht dhe të shënonte edhe dy gola të tjerë me autorë Castrovillin dhe Eysseric.
Një sukses shumë i rëndësishëm për Fiorentinën që katapultohet në vendin e 12-të, ndërsa Spezia rrëshqet në vendin e 16-të me vetëm një pikë më pak.