Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka konfirmuar mungesën e sulmuesit, Karim Benzema.
Real Madridi do të ndeshet me Real Valladolid në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.
Reali do të ketë në dispozicion 19 lojtarë ku gjashtë nga ta janë nga Real Castilla.
“Los Blancos” nuk do të kenë në dispozicion lojtarë si: Sergio Ramos, Hazard, Marcelo, Carvajal, Rodrygo, Valverde, Odriozola dhe Militao.
Kësaj liste të gjatë i shtohet edhe Benzema dhe këtë e ka konfirmuar se fundmi edhe Zinedine Zidane.
“Karim nuk do të jetë me ne nesër, ai ka një bezdisje dhe ka diçka. Si gjithmonë, ndodhi dje dhe nesër nuk do jetë i gatshëm por pastaj do shohim”, tha ai.
“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm veçanërisht Karim, ai është i lënduar dhe nuk mund të paraqitet. Duhet te mendojmë në aspektin se si do të mund të rikthejmë Benzeman dhe lojtarët e tjerë pa i dëmtuar”, përfundoi Zinedine Zidane.