Torino arriti tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Cagliarit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 0:1, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Goli i Bremer në minutën e 76-të ishte vendimtar për fatin e këtij takimi.
Minuta në këtë përballje pati edhe futbollisti, Mërgim Vojvoda.
Ai u inkuadrua në minutën e 89-të, duke luajtur për gjashtë minuta, përfshirë kohën shtesë.
Kjo ishte hera e parë që Vojvoda pati minuta që nga 6 janari, ku u inkuadrua në fund në ndeshjen ndaj Veronës.