Një kontratë drejt skadencës dhe shumë zëra në lidhje me një të ardhme larg Manchester City-t. Sergio Aguero nuk e di, siç ka pranuar vetë, se çfarë do të bëjë në fundin e këtij sezoni.
“Nuk e di se çfarë do të bëj në fund të këtij sezoni”, ka thënë argjentinasi në një lidhje direkte me kanalin e Youtuber-it Ibai.
“Dëshira ime, dhe kjo është e vetmja gjë që di, është se dua të luaj. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Në lidhje me Guardiola-n: “Është me të vërtetë i aftë. Kujdeset për çdo detaj. Falë tij është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premier League kanë kërkuar të kopjojnë stilin e tij, duke i nisur sulmet nga mbrojtja. Është shumë i aftë dhe nuk mund të them gjë tjetër…”.