Martin Braithwaite, sulmuesi i Barcelona-s, ka dashur t’i japë një mesazh të qartë PSG-së pas humbjes 4-1 të pësuar në 1/8-at e Champions League.
Shanset e katalanasve për t’u kualifikuar në çerekfinale nuk janë shumë të mëdha, por ish-sulmuesi i leganes beson akoma te një tjetër përmbysje e çmendur.
“Jam shumë i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes kundër PSG-së”, ka shkruar në Twitter. “Është momenti të analizojmë, mësojmë dhe të vazhdojmë punën. Por mos na jepni për të mbaruar!”.
Të shohim nëse Barcelona do të arrija ta përsërisë çmendurinë e 2017-ës…