Drita sot do të jetë nikoqire e Trepçës’89 në kuadër të xhiros së dytë të stinorit pranveror në elitën e futbollit.
Pas fitores ndaj Llapit, kampionia aktuale synon një tjetër trepikësh, edhe pse nuk pritet ta ketë edhe aq të lehtë në fushë.
Gjithsesi, në pesë ndeshjet e fundit zyrtare në elitë, anamoravasit nuk kanë regjistruar asnjë humbje, duke arritur tri fitore dhe dy barazime, por kanë dy humbje në garat e kupës dhe për ironi të dyjat nga Prishtina.
Fillimisht u mposhtën në Superkupë, e zhvilluar në Antalia, ndërsa në mesjavën e kaluar, u eliminua nga kupa.
Kampionati është tani objektivi i vetëm i djelmoshave të Nuhiut, kështu që mbetet të shihet nëse do t’ia dalin që për herë të dytë me radhë, ta ngrisin lartë trofeun e më të mirit.
Drita – Llapi 1-0
Prishtina – Drita 1-1
Drita – Arbëria 1-1
Drenica – Drita 0-3
Drita – Ballkani 2-1