Besart Berisha nuk di të ndalet në Australi. Ish-sulmuesi i Kombëtares, vazhdon të shënojë me skuadrën e tij, Western United.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, ku ka shënuar jo një gol, por dy.
Western United fitoi 4:1 në kampionat ndaj skuadrës së Macarthur, ndërkohë që dy prej golave u shënuan nga Berisha. Shqiptari shënoi golin e dytë dhe të 4-t të ndeshjes.
Ky është goli i tretë për 35-vjeçarin për 2021, teksa arriti të shënojë edhe javën e kaluar.
Ndonëse vitet e tij mbi supe shtohen, Berisha vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola pa u ndalur. Kujtojmë se ndeshjet në Australi luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh.