Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, thotë se është akoma herët për të shikuar tabelën e Premierligës.
Edhe pse në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Tottenham ishin në vendin e parë, tanimë gjërat kanë ndryshuar për 180 shkallë.
Në katër ndeshjet e fundit skuadra e drejtuar nga Mourinho nuk ka arritur që të fitojë asnjërën prej tyre dhe kësisoj është në vendin e nëntë në Premierligë.
“Ne duhet të luftojmë dhe më pas të presim deri në ndeshjen e fundit të shohim se çfarë do të ndodhë. Çdo gjë është e mundur” , u shpreh portguezi.
“Ne mund të përfundojmë në top 4-she, top 6-she apo edhe jashtë saj. Duhet të kujdesemi që gjëra më e mirë të ndodhë në fund”, vazhdoi ai, transmeton lajmi.
Spurs ka një mundësi shumë të mirë për të ndryshuar renditjen e tyre tabelore, pasi do të përballen me West Ham (e cila është në vendin e pestë) të dielën.