Java e 20-të në elitën e futbollit do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.
Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.
Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.