Bayerni me probleme të mëdha

Futboll

Bayerni me probleme të mëdha

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Bayerni me probleme të mëdha

Plot katër lojtarë të Bayren janë infektuar në 2021 nga COVIDi. Dy nga këta në javën që shkoi. A do të karantinohet skuadra kampione e Gjermanisë? Autoritetet shëndetësore nuk e përjashtojnë si mundësi. Në Mynih numri është rritur ndjeshëm duke mos kursyer as skuadrën më të titulluar në Bundesligë.

Klubi gjerman, edhe pse ka rritur numrin e testimeve dhe masat e sigurisë, prapë nuk i ka shpëtuar virusit.

Për ashpërsimin e masave si dhe një izolim të mundshëm të skuadrës në të ardhmen, nëse numri i lojtarëve vazhdon të rritet ka folur ministria e Higjienës dhe Shëndetit në Gjermani. “Ministria ka të drejtë të izolojë një skuadër dhe ta pengojë atë për të zhvilluar ndeshjet nëse ajo ka raste të shumta infektimesh.

Kjo do të thotë se masat e marra nga klubi përkatës nuk janë respektuar dhe për këtë duhet të kontrollohen me imtësi. Nëse inspektorët tanë do të vërenin një shkelje, atëherë aktiviteti për atë skuadër do të ndërpritej menjëherë”, bën me dije zyra e shtypit e autoriteteve për menaxhimin e pandemisë, edhe pse në deklaratë nuk u përmend asnjë skuadër në veçanti.

Në Bundesligën gjermane ka mbizotëruar një monitorim i mirë i situatës, kjo ka çuar edhe në numrin e pakët të rasteve me lojtarë të infektuar. Rasti i Bajernit mund të jetë i veçuar duke konsideruar edhe faktin që skuadra udhëtoi në Doha të Katarit dhe numri i të infektuarve atje është i lartë duke bërë që rreziku për infektim është shumë i mundshëm. Në Mynih shpresojnë që rasti Myler të jetë i fundit dhe skuadra t’i rikthehet normalitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat