Ndeshja mes Arbërisë dhe FC Prishtinës (0:4) e hapi dje javën e 20-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkaq, sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Superligës së Kosovës.
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita do të përballet me Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kurse, Drenica e Bledar Devollit kërkon të rikthehet te fitorja në përballjen e sotme ndaj Besës së Pejës.
Dy ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 13:00.
Drita – Trepça ’89 13:00
Drita: Rexhepi, Limani, Namani, Arago, Blakqori, Ahmeti, B.Shabani, Xh.Shabani, Fazliu, Alidema, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau. Trajner: Shpetim Idrizi.