Alessandro Costacurta, ish-lojtari i Milan-it, ka folur për sfidën që do të zhvillohet të dielën mes Zlatan Ibrahimoviq dhe Romele Lukaku-t në San Siro.
“Kë preferoj? Në këtë moment, Lukaku është më i vështirë për t’u ndalur, Ibra është më i aftë në rolin e spondës”, ka thënë ish-mbrojtësi kuqezi për Sky Sport.
“Lukaku mund të krijojë më shumë probleme se Ibrahimoviq.
Nëse do të fitojë Milan-i, atëherë mund të flitet përsëri për titullin. Do ta kuptojmë në derbi nëse Spezia është harruar”,