Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, me ekipin e Hammarbyt shënuan fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj ekipit të AFC Eskilstuna, në ndeshjen e parë të vlefshme të xhiros së parë të grupit 8 të Kupës së Suedisë.
Hammarby është në grup me AIK-un e njohur, AFC Eskilstuna dhe Oskarshamns.
Selmani u paraqit standard, tregoi angazhim të madh dhe realizoi në minutën e 17-të për epërsinë 2:0. Selmani u zëvendësua në minutën e 86-të.
Golat i shënuan Andersen (11'), Selmani (17') e Khalili (47'), Fenger (70’) dhe për mysafirët Holmstrom (67’).
Hammarby fiton tre pikë në start të kësaj gare të Kupës në Suedi.