Trepça ’89 nga Mitrovica bën senzacion në Gjilan, duke e mposhtur me rezultat 2:1 kampionin në fuqi Dritën. Pak kush e kishte pritur një befasi kaq të madhe në javën e 20-të të elitës së futbollit të Kosovës, megjithatë mitrovicasit treguan angazhim e lojë cilësore dhe importuan pikë që peshojnë për ecurinë e tyre në vazhdim të kampionatit.
Drita është e shokuar nga kjo humbje për faktin se rrezikon edhe kreun e tabelës.
Zeki Ademi realizoi në minutën e 14-të, pastaj Adenis Shala në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 80-të, Kastriot Rexha shënon gol të bukur dhe ngushton humbjen në 1:2.
Drita kryeson me 44 pikë, ka një ndeshje dhe tre pikë më shumë se Ballkani në pozitën e dytë dhe Trepça ngjitet në vend të pestë me 25 sosh.