Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, me gjithë që shënoi, goli i tij nuk e ndihmon Sandhausenin që të importon pikë nga Paderborni.
Sandhausen pëson humbje me rezultat 2:1 nga Paderborni, në kuadër të javës së 22-të të Bundesliga II.
Në minutën e 15-të, Besar Halimi nga rreth 17-18 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të poshtëm, por ky gol, nuk i kryen punë skuadrës së tij.
Për vendasit shënuan Srbeny (36') e Antwi-Adjej (74'). Halimi u zëvendësua në minutën e 78-të.
Paderborn zë vendin e 10-të me 30 pikë dhe Sandhausen i 17-ti me 18 sosh.