​Superliga e Shqipërisë, Teuta mposhtë Tiranën, Laci vazhdon me formën e jashtëzakonshme

Futboll

​Superliga e Shqipërisë, Teuta mposhtë Tiranën, Laci vazhdon me formën e jashtëzakonshme

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:11
​Superliga e Shqipërisë

Janë zhvilluar sot tri ndeshje nga xhiroja e 20 e Superligës së Shqipërisë në futboll.

Teuta e ka mposhtur Tiranën me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm e realizoi Vila në minutën e 20’ të ndeshjes duke ia siguruar kështu tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Lacit dhe Kastroitit, triumfuese doli skuadra e Lacit e cila po e vazhdon formën e saj të jashtëzakonshme dhe sot fitoi duke iu falënderuar goli të Lushkjas të realizuar në minutën e 32.

Ndërkohë Bylisi e ka mposhtur Apolonia Fierin me rezultat 1-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat