Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka pasur një ditë të madhe sot me ekipin e St. Paulit, shënojnë fitoren e katërt rresht në Bundesliga II.
Si zakonisht, Paçarada paraqitet standard, dha maksimumin në këtë sfidë shumë të vështirë, por arritën tre pikë shumë të ëmbla. St. Pauli ngadhënjeu me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Darmstadt-it, në takimin e vlefshëm të javës së 22-të të Bundesliga II.
Futbollisti Burgstaller në minutën e 26-të e të 82-tën dhe Marmaush në atë të 62-tën shënuan për St. Paulin, ndërsa Skarke (64') e Dursun (66') shënuan për mysafirët.
Lojë e mirë, me emocione, por një fitore e merituar e skuadrës nga Hamburgu. Për Paçaradën është një fitore e madhe, pasi është e katërta rresht.
Learti është djali i Shukriut, ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës. St. Pauli ngritët në vend të 11-të me 28 pikë dhe ka tre më shumë se Darmstadt që gjendet dy pozita më poshtë.