Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita, humbi me rezultatin final në 1:2 në një ndeshje që ishte e vlefshme për tre pikë.
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Dritës, Adrian Nuhiu i cili tha se te klubi i tij nuk shkoi asgjë.
“Ne pjesën e parë kemi qenë shumë keq, asgjë nuk na ka shkuar, kundërshtari arriti të na ndëshkoj, ne pjesën e dytë ishim më të mirë, arritëm ta ngushtojmë rezultatin por nuk arritëm të shënonim më shumë”, tha Nuhiu pas ndeshjes.