Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita, humbi me rezultatin final në 1:2 në një ndeshje që ishte e vlefshme për tre pikë.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi i cili tha se kishte analizuar gjatë gjithë javës Dritën.
“Në analizuam shumë mirë Dritën gjatë kësaj jave, ku i mbuluam mirë në mbrojtje dhe besoj se me plotë merite fituam”, tha Idrizi.