Zv. trajneri i Tiranës, Edlir Tetova ka folur për “Gol pas Goli” pas humbjes ndaj Teutës. Tetova është shprehur se bardheblutë e nisën keq ndeshjen, teksa shtoi më tej se me kalimin e minutave loja ndryshoi, ku është mund të kishin barazuar.
“Ndeshja filloi pak keq për ne, por me kalimin e minutave ndryshuam. Në pjesën e dytë ishim ndryshe,. Me Muçin mund të kishim shënuar golin e barazimit. Me daljen e Hoxhallarit, na u bë më e vështirë dhe provuam të luajmë me topa të gjatë. Mungesat që sot ishim shumë të rëndësishme.
Ndeshjen e parë me Kukësin, morëm gol nga një episod tjetër. Nuk janë të ngjashme ndeshjet. Skuadra në linjën e mesfushës ishte më e ngjitur me mbrojtjen.
Europa? Ne do tentojmë maksimumin ndeshje pas ndeshje. 10 pikën janë shumë, por me rikthimin e lojtarëve mendoj se do ia dalim. Ndeshjet do i marrim një nga një.”, tha Tetova.