“Po të isha Barcelona, do të transferoja atë qysh nesër”

Futboll

“Po të isha Barcelona, do të transferoja atë qysh nesër”

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Paul Merson

Paul Merson i ka sugjeruar Barcelonës transferimin e Jack Grealishit ga Aston Villa.

Ylli anglez po shkëlqen në Ligën Premier dhe natyrisht se shumë klube po e mbajnë një shikim afër lojës së tij.

Merson beson se Grealish do të përshtatej shumë në stilin e lojës së Barcelonës dhe po të ishte në vend të Blaugranasve, do e transferonte atë.

“Nëse do të isha Barcelona, do të transferoja Jack Greaklishin të nesërmen në mëngjes”, ka thënë analisti i Sky Sports.

“Nëse ai dëshiron të kalojë në një nivel tjetër te karrierës, atëherë duhet të kalojë atje”.

“Aston Villa mund të përfitojë 120 milionë deri 130 milionë, dhe unë do t’i paguaja ato, pasi ai është një lojtar shumë i shpejtë i talentuar”, ka shtuar më tej Merson. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat