Koln si vendas nuk arriti të paktën të ndalë një pikë në përballje me Stuttgartin, por pësuan humbje me rezultat 1:0.
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj u paraqit standard, duke u munduar me mish e me shpirt me bashkëlojtarë, por nuk arritën ta evitojnë humbjen.
Kallajxhiq në minutën e 49-të shënon për fitoren e Stuttgartit.
Koln mban pozitën e 14-të me 21 pikë dhe Stuttgart është i dhjeti me 29 sosh.