Në fundin e ndeshjes mes Tiranë dhe Teutës, në tribunën e “Selman Stërmasit” është regjistruar një incident.
Kur gjyqtari mbylli ndeshjen, në tribunë ka ndodhur një zënkë, ku familjarët e portierit Stivi Frashëri janë përplasur me njerëz kundërshtarë të Tiranës.
Një ngacmim i hedhur nga tribuna për portierin, duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e korçarit që kanë reaguar menjëherë.
Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve në tribunën e stadiumit, për të qetësuar gjithçka, në mënyrë që situata të mos agravonte më tej. Kujtojmë se në të kaluarën Frashëri ka qenë gjithashtu pjesë e Tiranës.
I tërbuar është shfaqur edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, teksa ishte Sulejman Starova ai që përpiqej të qetësonte korçarin e klubit bardheblu.