Schalke 04 gjithnjë e më shumë po i pakëson gjasat për të mbetur në Bundesliga I.
Skuadra e Schalke 04 si vendas nuk i bëri ballë Dortmundit, duke pësuar humbje me rezultat 4:0.
Futbollisti Haaland tregon lojë shumë të mirë, duke shënuar dy gola për fitoren bindëse të verdhezinjve.
Golat i shënuan Sancho (42'), Haaland (45' e 79’) e Guerreiro (60').
Një humbje e rëndë për Schalken, ndërsa pikë të mëdha për Dortmundin që pretendon katërshen e parë.
Dortmundi renditet më vend të gjashtë me 36 pikë dhe Schalke është në fund me 8 sosh pas 22 jave të luajtura deri me tash.