Ish-trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka dhënë një intervistë interesante për Marca. Trajneri ka folur për Ronaldo-n, Fenomenin, me të cilin ka punuar te Real Madrid.
“E donin të gjithë në klub. Njëkohësisht, ishte i adhuruar edhe nga persona jashtë klubit dhe jashtë futbollit”, ka thënë Del Bosque.
“Ishte një person shumë i sjellshëm dhe nuk duronte dot t’i shihte njerëzit të trishtuar. Ishte një figurë që pëlqehej shumë brenda skuadrës”.
Nga aftësitë njerëzore tek ato të fushës: Ronaldo ishte një lider, në nivel personi, por edhe për sa i takon aftësive teknike. Jam i sigurt se do të kishte akoma më i mirë nga sa ishte pa ato dëmtime”.
“Ka pësuar dy dëmtime serioze, por pavarësisht kësaj, ai ishte një bishë. Një lojtar fenomenal”, ka përfunduar Del Bosque.