Trajneri i njohur argjentinas, Jorge Sampaoli, është shumë afër ta marrë drejtimin e Marseilles.
60 vjeçari thuhet se do të udhëtojë drejt Francës për të nëshkruar me Marseillen në javën e ardhshme, pasi të përfundojë kampionati brazilian më 26 shkurt.
Trajneri aktual i Atletico Mineiro pritet të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë me klubin nga Ligue 1, sipas ‘Sport Mediaset’.
Pas 25 xhirove në kampionatin francez, Marseille renditet në pozitën e gjashtë me 38 pikë.