Britania e Madhe raportohet se është shprehur e gatshme për të organizuar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian 2020.
‘The Sunday Times’ shkruan se qeveria britanike është duke hartuar planin për rikthimin e tifozëve në stadiume në fund të majit.
Olivier Dowden nga Ministria e Sportit i ka bërë të qartë UEFA-s se progresi në vaksinim do të thotë që tifozët të kthehen në stadiume më herët sesa në shumicën e vendeve evropiane.
Në ‘Wembley’ të Londrës pritet të zhvillohet gjysmëfinalja dhe finalja, por burimet e gazetës angleze kanë thënë se nëse u kërkohet të presin më shumë ndeshje, nga Britania e Madhe do të jenë dakord.
Kujtojmëse Kampionati Evropian 2020 kishte dështuar të mbahet në vitin e kaluar shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Euro 2020 do të zhvillohet në verën e këtij viti, teksa deri më tani zyrtarisht dihet se ndeshjet do të zhvillohen në 12 qytete evropiane: Shën Petersburg, Londër, Mynih, Romë, Bukuresht, Dublin, Kopenhagë, Bilbao, Glasgow, Budapest dhe Amsterdam.