West Ham United do të përballet me rivalin londinez, Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.
Tottenhami kërkon të rikthehet tek fitoret pas rezultateve zhgënjyese në pesë ndeshjet e fundit ku kanë regjistruar katër humbje dhe një fitore.
“Spurs” qëndrojnë në vendin e nëntë me 36 pikë.
Në anën tjetër, West Hami është në formë optimale këtë sezon, ata gjenden në pozitën e pestë me 42 pikë.
Për Tottenhamin mungojnë, Aurier dhe Lo Celso ndërsa Reguilon është në dyshim. Për West Ham nuk do paraqitet Yarmolenko dhe Ogbonna ndërsa Michail Antonio është në dyshim për këtë takim.
Formacionet zyrtare të klubeve
West Ham United: Fabianski, Cresswell, Coufal, Dawson, Diop, Rice, Soucek, Fornals, Bowen, Lingard, Antonio.
Tottenham Hotspur: Lloris, Tanganga, Sanchez, Dier, Reguilón, Højbjerg, Ndombele, Lamela, Lucas, Son, Kane.