Një episod i veçantë është regjistruar në ndeshjen mes Kruz Azul dhe Toluka në kampionatin meksikan, ku protagonist është bërë arbitri i ndeshjes, Oskar Masias Romo.
Ky i fundit i ka mohuar një gol vendasve të Kruz, të cilët në tentativën e parë, panë që topi të ndalej te shtylla, por tentativa e dytë u ndal nga arbitri, i cili ndodhej në zonë.
Topi në rast se nuk ndalej nga arbitri do të shkonte në rrjetë, por ai nuk e quajti të tillë, pavarësisht protestave të lojtarëve vendas.
Për fat të mirë Kruz triumfoi me rezultatin 3-2, pasi në rast të një barazimi apo humbje, atëherë polemikat do të ishin më të mëdha.