Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka postuar një mesazh mbështetës para derbit ndaj Milanit.
Arturo Vidal ka postuar një mesazh në mbështetje të skaudrës së tij para derbit të 208-të të Milanit dhe Interit që do të zhvillohet në kuadër të Serie A.
Kiliani ka shfrytëzuar rrjetin e tij social, Instagram, për të dhënë një mesazh mbështetës. Conte nuk e ka përzgjedhur Vidalin në 11-shen e parë, ku ka preferuar Christian Eriksen në vend të tij pas paraqitjeve të mira të danezit në ndeshjet e fundit.
Por kjo nuk ka ndalur Vidal që të mbështesë skuadrën.
“Sot duhet të jemi bashkë më shumë se kurrë tjetër si skuadër”, tha ai.
“Të shkojmë e të marrim tre pikët, ti bëjmë të gjithë të shohin kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë dhe ku duam të arrijmë”, tha Vidal.
“Forca Inter”, përfundoi Arturo Vidal.